Limajt i duket “qëndrim korrekt” kërkesa e Konjufcës për “marrëveshje politike” për kryetarin e Kuvendit: Duhet gjetur një rrugë
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj e ka quajtur qëndrim korrekt atë të deputetit të LVV-së, Glauk Konjufca i cili në fillim të vazhdimit të senacës së sotme konstituive kërkoi “kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë” me mozgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Limaj tha se duhet gjetur “një rrugë për të
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj e ka quajtur qëndrim korrekt atë të deputetit të LVV-së, Glauk Konjufca i cili në fillim të vazhdimit të senacës së sotme konstituive kërkoi “kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë” me mozgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
Limaj tha se duhet gjetur “një rrugë për të ecur më tutje”, ndërsa u ndal pak para gazetarëve duke dalur nga Kuvendi.
“Unë besoj që ishte një qëndrim korrekt. Ky është realiteti. Nganjëherë në situata ju duhet të gjeni një rrugë për të ecur më tutje. Unë besoj që ishte një qëndrim korrekt për të gjetur rrugë. Në fund të fundit, kjo është një mënyrë e funksionimit të bashkëpunimit, të gjetjes rrugë që Kosova t’i bëjë institucionet e veta. Shpresoj që nga sot do të bëhen përprekje për me u afru dhe me ia dhënë shansin dhe mundësinë krijimit të institucioneve”, tha ai.
Konjufca tha se e kanë emrin e njëjtë, atë të Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa e mori fjalën në fillim të vazhdimit të seancës konstituive sot. Por tha se propozimi nuk do të hidhej në votim pasi dështoi të kalonte dy herë të shtunën.
“Meqenëse e kemi pa që të gjitha subjektet politike qysh dje janë prononcuar se do ta kishin qëndrimin e njëjtë edhe në këtë seancë, mendoj që kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje politike. Ashtu siç votohen nënkryetarët e Kuvendit, atë koncept duhet ta kishte edhe kryetari i Kuvendit. Pa krijimin e një mazhorance këtu në Kuvend nuk do të mund të themelohet vetë Kuvendi, mirëpo kjo e njëjta logjikë është edhe për nënkryetarët”, tha ai.Pas kësaj, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari e atë dhe e thirri vazhdimin e saj për të mërkurën në orën 10;00./Express/