Shtrenjtimi i rrymës, Rizvanolli propozim ZRRE’së: Të mos ketë fare rritje për ata që konsumojnë deri në 800kWh – për të tjerët sa më e ulët

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se tashmë i kanë dërguar Zyrës së Rregullatorit për Energji komentet ndaj propozimit për tarifa. Përmes një video në faqen e saj në Facebook, Rizvanolli ka deklaruar se propozimi i Ministrisë që ajo udhëheq është që të mos ketë fare rritje për konsumatorët të cilët konsumojnë deri në

Shtrenjtimi i rrymës, Rizvanolli propozim ZRRE’së: Të mos ketë fare rritje për ata që konsumojnë deri në 800kWh – për të tjerët sa më e ulët

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se tashmë i kanë dërguar Zyrës së Rregullatorit për Energji komentet ndaj propozimit për tarifa.

Përmes një video në faqen e saj në Facebook, Rizvanolli ka deklaruar se propozimi i Ministrisë që ajo udhëheq është që të mos ketë fare rritje për konsumatorët të cilët konsumojnë deri në 800 kWh në muaj, ndërsa për të tjerët rritja të jetë sa më e ulët dhe ata konsumatorë të ndahen në sa më shumë kategori ose blloqe, shkruan

“Në këtë mënyrë të mos trajtohet njëjtë për shembull sikur dikush që shpenzon 1000kWh në muaj, sikur dikush që shpenzon 3000kWh në muaj. Në këtyë mënyrë ne mbrojmë familjet sa më shumë që të jetë e mundur pa e cenuar sigurinë e furnizimit dhe veçanarisht mbrojmë ata të cilët kanë nevojë më së shumti”, ka deklaruar Rizvanolli.