Shtrenjtohen dukshëm çmimet e derivateve të naftës

Shtrenjtohen dukshëm çmimet e derivateve të naftës

Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur të rrisë çmimet maksimale me një mesatare prej 4.85 për qind.

Çmimi maksimal i EuroSuper BS-95 do të jetë 91.50 denarë për litër, ndërsa EuroSuper BS-98 do të shitet deri në 93.50 denarë.

Rritja më e madhe është te nafta, e cila do të kushtojë 98 denarë për litër, ose 6.50 denarë më shumë. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të rritet me 6 denarë, në 98.50 denarë për litër.

Ndërkohë, çmimi maksimal i mazutit rritet me 0.188 denarë dhe do të arrijë në 43.726 denarë për kilogram.

Sipas KRRE-së, rritja e çmimeve vjen si pasojë e rritjes së çmimeve referente të derivateve të naftës në tregjet botërore. Megjithatë, vazhdon të aplikohet akciza e reduktuar, ndërsa çmimet e përcaktuara nga KRRE janë çmime maksimale dhe tregtarët mund t’i shesin karburantet edhe me çmime më të ulëta.

The post Shtrenjtohen dukshëm çmimet e derivateve të naftës appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.