Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve

Njerëzit nga Ballkani paguajnë prime shumë më të larta sigurimi për makinat e tyre. Sipas një sondazhi reprezentativ, popullsia zvicerane është kundër kësaj The post Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve appeared first on Albinfo.

Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve

Sipas një analize nga shërbimi i krahasimit Comparis, shoferët e rinj nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Turqia, detyrohen të paguajnë prime shumë më të larta për sigurimin plotësisht gjithëpërfshirës (Vollkasko) për një Mercedes-Benz GLC sesa shoferët zviceranë – pothuajse 75 për qind më shumë.

Tani, edhe mes pensionisteve, grave që zakonisht nuk dyshohen për shpejtësi tej normave të lejuara, dallimet janë të konsiderueshme, transmeton albinfo.ch. Për shembull, të moshuarat me pasaportë kosovare duhet të paguajnë 738 franga më shumë sigurim për një makinë të re bazë VW Polo 1.0 TSI nga lideri i tregut Axa sesa të moshuarat me pasaportë zvicerane (plus 49 për qind).

57 % e të anketuarve e konsiderojnë diskriminuese këtë praktikë

Siç kemi shkruar ditë më parë, deputeti federal nga PS e Lucernit, Hasan Candan, e konsideron strukturën tarifore të bazuar në origjinë si diskriminuese dhe pyet Këshillin Federal në një mocion nëse ka ndërmend të ndalojë këtë praktikë, shkruan gazeta Aargauer Zeitung. Tani Candan po merr mbështetje nga popullata.

Sipas një sondazhi përfaqësues nga Comparis, 57.3 për qind e popullsisë zvicerane po kërkon ndalimin e kritereve të tilla si kombësia ose gjinia për llogaritjen e primeve të sigurimit të makinave, transmeton albinfo.ch. “Megjithatë, Zvicra duhet të pyesë veten nëse dëshiron të vazhdojë të tolerojë një model sigurimi me një shije diskriminuese – apo nëse guxon të ndërmarrë hapin drejt drejtësisë dhe trajtimit të barabartë”, citohet të ketë thënë në një deklaratë për shtyp eksperti i mobilitetit në Comparis, Adi Kolecic. Pas leximit të sondazhit, Candan thotë se tani do të kërkojë në parlament, në mënyrë specifike ndalimin e primeve bazuar në origjinën.

Në BE, kombësia nuk mund të përdoret si kriter. Sipas shërbimit Comparis, primet për të siguruarit me pasaportë të kuqe do të rriteshin me rreth 5 për qind nëse Zvicra do të miratonte rregullat e BE-së. Për të huajt, kostot do të bien mesatarisht me 12.5 për qind.

Këshilli Federal mbron tarifat në bazë të origjinës

Llogaritjet e siguruesve marrin parasysh karakteristika të tilla si kombësia, mosha, gjinia, vendbanimi, lloji i makinës, eksperienca e drejtimit dhe madje heqjet e lejes së drejtimit. Tarifat e ndryshme lindin sepse siguruesit formojnë grupe rreziku me karakteristika të ngjashme. Ata që i përkasin një grupi që ka një rrezik statistikisht më të lartë dhe për këtë arsye ka gjasa të marrë më shumë përfitime, gjithashtu paguajnë prime më të larta, thotë Thilo Kleine, zëdhënës i Shoqatës Zvicerane të Sigurimeve. Dhe: “Është e rëndësishme që siguruesit e makinave të lejohen të përdorin kritere të tilla për të llogaritur primet vetëm nëse ato mund të vërtetohen statistikisht”.

Ndërkaq, Këshilli Federal e ka mbrojtur regjimin aktual të primeve disa herë në të kaluarën, përcjell albinfo.ch. “Doktrina dhe praktika mbizotëruese pranojnë se dallimet e bazuara në kombësi nuk përbëjnë diskriminim në vetvete, por janë arsyet objektive ato që lejojnë trajtim të ndryshëm të shtetasve vendës dhe të huaj” kishte shkruar qeveria e vendit në vitin 2012 në përgjigjen ndaj një mocioni.

Gjashtë vjet më parë, po kjo qeveri kishte refuzuar të hiqte përkatësinë shtetërore nga llogaritja e rrezikut. Një argument për këtë ishte se tarifat e ndryshme nuk bazohen në paragjykime, por në të dhëna statistikore.

 

The post Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve appeared first on Albinfo.