Suedia rrit shpenzimet për mbrojtjen

Suedia do të shpenzojë 300 miliardë krona shtesë (30 miliardë dollarë) për mbrojtjen gjatë 10 viteve të ardhshme, tha sot kryeministri Ulf Kristersson në një konferencë për shtyp në Stokholm. “Shpenzimet shtesë do të financohen nga huamarrja dhe do të rrisin buxhetin e mbrojtjes në 3,5% të prodhimit vjetor ekonomik deri në vitin 2030, nga [...]Read More...

Suedia rrit shpenzimet për mbrojtjen

Suedia do të shpenzojë 300 miliardë krona shtesë (30 miliardë dollarë) për mbrojtjen gjatë 10 viteve të ardhshme, tha sot kryeministri Ulf Kristersson në një konferencë për shtyp në Stokholm.

“Shpenzimet shtesë do të financohen nga huamarrja dhe do të rrisin buxhetin e mbrojtjes në 3,5% të prodhimit vjetor ekonomik deri në vitin 2030, nga niveli aktual prej 2,4%”, tha ai.

“Qeveria ka rënë dakord për këtë me demokratët populistë të krahut të djathtë, që mbështesin qeverinë përmes një aleance joformale”, tha Kristersson.

“Kjo është rritja më e madhe e shpenzimeve që nga Lufta e Ftohtë dhe një përgjigje ndaj pushtimit të plotë rus të Ukrainës, i cili krijoi një situatë krejtësisht të re sigurie”, tha ai.

Kristersson gjithashtu vuri në dukje pasiguritë në marrëdhëniet transatlantike pas zgjedhjes së presidentit Donald Trump dhe tha se këto do të mbeteshin për një kohë të gjatë.

Pas disa vitesh neutraliteti, Suedia iu bashkua NATO-s në aleancën perëndimore të mbrojtjes në mars 2024.