Sulm me bombë në Siri/ Sulmi i parë që pas rrëzimit të Asad, 19 viktima

Të paktën 19 persona mbetën të vrarë në një sulm me bombë që ishte vendosur në një makinë në qytetin Manbij të Sirisë. Ky është sulmi më vdekjeprurës në vendin e shkatërruar nga lufta civile, që nga rrëzimi i Bashar al-Assad nga pushteti në dhjetor të vitit 2024. Deri tani asnjë grupim nuk ka marrë [...]Read More...

Sulm me bombë në Siri/ Sulmi i parë që pas rrëzimit të Asad, 19 viktima

Të paktën 19 persona mbetën të vrarë në një sulm me bombë që ishte vendosur në një makinë në qytetin Manbij të Sirisë.

Ky është sulmi më vdekjeprurës në vendin e shkatërruar nga lufta civile, që nga rrëzimi i Bashar al-Assad nga pushteti në dhjetor të vitit 2024.

Deri tani asnjë grupim nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin në qytetin pranë kufirit turk.

Shërbimi i shpëtimit të mbrojtjes civile identifikoi të vdekurit si 18 gra dhe një burrë.

Viktimat ishin punëtorë të bujqësisë dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet, tha një zyrtar i mbrojtjes civile për Reuters.

Gjatë luftës në Siri, qyteti i Manbij ka qenë në duart e grupimeve të ndryshme, derisa regjimi i Assad u rrëzua.

Të shtunën e 1 shkurtit një makinë ku ishte vendosur bombë në Manbij vrau katër civilë dhe plagosi nëntë të tjerë, përfshirë fëmijë, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA.

Assad u rrëzua nga pushteti më 8 dhjetor, pas një ofensive të papritur nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham, lideri i të cilit, Ahmed al-Sharaa, u shpall president i përkohshëm i Sirisë./abcnews.al