Sulmet ruse në Ukrainë, shkon në 17 numri i viktimave

Të paktën 17 persona kanë mbetur të vrarë këtë të shtunë në Ukrainë ku mes tyre 5 fëmijë si pasojë e sulmeve brutale të ushtrisë Ruse ndaj popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike të energjisë. 14 persona humbën jetën në rajonin e Donetsk dhe tre të tjerë mbetën të vrarë në Kharkiv. Këto bombardime plagosën të [...]Read More...

Sulmet ruse në Ukrainë, shkon në 17 numri i viktimave

Të paktën 17 persona kanë mbetur të vrarë këtë të shtunë në Ukrainë ku mes tyre 5 fëmijë si pasojë e sulmeve brutale të ushtrisë Ruse ndaj popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike të energjisë.

14 persona humbën jetën në rajonin e Donetsk dhe tre të tjerë mbetën të vrarë në Kharkiv. Këto bombardime plagosën të paktën 37 persona.

Si pasojë e këtyre sulmi u dëmtuan 8 pallate dhe më shumë se 30 automjete.

Ushtria Ukrainase deklaroi se Rusia sulmoi vendin e tyre me tri raketa balistike Iskander si dhe 145 dronë. Forcat Ajrore të Kievit deklaruar se ushtria rrëzoi një raketë balistike dhe 79 dronë ndërsa shtuan se 54 dronë të tjerë nuk e arritën objektivin e tyre për shkak të devijimit elektronik.

Në një status në rrjetin social X, presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky shkroi se kjo është një tjetër dëshmi e terrorit rus ndërsa shtoi se duhen Sanksione që të shembin gjithçka që po ndihmon Vladimir Putin që të vijojë këtë luftë.

Përgjatë ditëve të fundit Moska ka intensifikuar sulmet e saj në Ukrainë duke shtuar kështu presionin ndaj Kievit pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërprenë ndihmën ushtarake dhe ndarjen e burimeve të tyre të inteligjencës me Ukrainën. Mediat ndërkombëtare raportuan këtë fundjavë se Ukrainës I është ndaluar qasja edhe në pamjet satelitore nga Kompania MAXAR, pamje këto që Kievi I përdorte për të gjurmuar forcat ruse në frontbetejë dhe për të vlerësuar dëmet e sulmeve ajrore.