Sulmi i Iranit ndaj Izraelit/ A rrezikohen shtetet e Ballkanit? Ja çfarë thonë njohësit e ish-zv/ministri i MPB-së

Welcome to Kosova Today

Irani ka filluar më 13 prill një sulm ajror ndaj Izraelit. Irani ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke i paralajmëruar se nëse e ndihmon Izraelin do të shënjestrojnë bazën amerikane. Sulmi i së shtunës ka shkaktuar shqetësime për zgjerim të konfliktit. Këtë sulm e kanë dënuar edhe krerët e Kosovës, duke e cilësuar […]

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit/ A rrezikohen shtetet e Ballkanit? Ja çfarë thonë njohësit e ish-zv/ministri i MPB-së
sulmi-i-iranit-ndaj-izraelit/-a-rrezikohen-shtetet-e-ballkanit?-ja-cfare-thone-njohesit-e-ish-zv/ministri-i-mpb-se

sulmi-i-iranit-ndaj-izraelit/-a-rrezikohen-shtetet-e-ballkanit?-ja-cfare-thone-njohesit-e-ish-zv/ministri-i-mpb-se

Irani ka filluar më 13 prill një sulm ajror ndaj Izraelit.

Irani ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke i paralajmëruar se nëse e ndihmon Izraelin do të shënjestrojnë bazën amerikane.

Sulmi i së shtunës ka shkaktuar shqetësime për zgjerim të konfliktit.

Këtë sulm e kanë dënuar edhe krerët e Kosovës, duke e cilësuar si të paprecedentë.

Se a do të ndikojë ky konflikt edhe në Kosovë për Front Online kanë folur njohës të sigurisë e ish-zv. ministri i Punëve të Brendshme.

Hoxha: Krerët kosovarë të marrin mësim pas sulmit Iran-Izrael, duhet të vlerësohet kontributi i aleatëve

Valdet Hoxha, ish-zv.ministër i Punëve të Brendshme nuk mendon që do të zgjerohet konflikti.

Ai tha për Front Online se këtë ngjarje, krerët e Kosovës duhet ta marrin si mësim.

Sipas Hoxhës, koordinimi dhe kontributi i aleatëve perëndimor duhet të vlerësohet nga Kosova.

Ai thotë se ruajtja e sovranitetit të vendit pa SHBA-na dhe aleatët nuk mund të jetë.

“Lufta Iran-Izrael nuk do të ketë ndikim direkt në aspektin e sigurisë në Ballkan. Është një mësim i mirë që institucionet tona duhet me shfrytëzuar dhe me vlerësuar koordinimin me aleatët perëndimor dhe kontributin e tyre, pa të cilin është problem shtet ndërtimi dhe ruajtja e sovranitetit të vendit. Zmbrapsja në mënyrë shembullore të sulmit nga Irani për Izraelin është bërë vetëm falë koordinimit të ndihmës të SHBA dhe Britanisë pa i neglizhuar sistemin e mbrojtjes perfektë të Izraelit”, deklaroi Hoxha.  

Eksperti i sigurisë: Kosova nuk është e rrezikuar nga sulmi Iran-Izrael, nuk ka vatra të luftërave për Luftën e Tretë Botërore

Eksperti i sigurisë, Avni Islami ka folur për Front Online lidhur me konfliktin Iran-Izrael.

Islami deklaron se Kosova nuk është e rrezikuar pas këtij sulmi.

Që të shpallët Lufta e Tretë Botërorë, sipas Islamit, duhet të ketë shumë vatra të tjera të luftërave gjë që nuk janë.

Islami thotë se me prezencën e NATO-s në vend, Kosova është e sigurt.

“Sa i përket tërheqjes së paraleles në mes lindjes së mesme dhe Kosovës në veçanti assesi nuk ka të bëjë me një tërheqje të tillë pasi në territorin e Kosovës janë të vendosura forcat e aleancës veri-atlantike, NATO-s dhe nuk pres të ketë tensioni në Kosovë por as në Ballkan. Për tërheqje të një paralele të Ballkanit me Lindjen e Mesme do të duhej të ketë shumë vatra të tjera të luftërave në mënyrë që të shpërthej Lufta e Tretë Botërore”, u shpreh Islami.

Islami vlerëson se sulmi i Iranit ndaj Izraelit ka rezultuar i dështuar.

Pasi sipas tij, Izraeli me SHBA-në i rregulluan raportet dhe këta të fundit dolën në mbrojtje.

“Sulmi i Iranit ndaj Izraelit është bërë në kohën më të papërshtatshme për Iranin, sulmi është i dështuar dhe i pa matur sepse presioni i SHBA-së dhe vendeve aleate ndaj Izraelit për ndaljen e luftës me Hamasin ka qenë në pikën më të ulët dhe kur Irani e ka marr një vendim të tillë, aleatët perëndim me SHBA ka dalë në mbrojtje dhe i kanë rregulluar raportet”, theksoi Islami për Front Online.  

Të dielën, me ftesë të kryeministrit Albin Kurti u mblodh Këshilli i Sigurisë së Kosovës.

Temë qendrore ishte sulmi i Iranit ndaj shtetit të Izraelit dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e kishte dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë si akt të paprecedent që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës së sigurisë”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Irani kishte kohë që paralajmëronte se do të fillonte një sulm ndaj Izraelit si hakmarrje ndaj një sulmi ndaj ndërtesës së konsullatës iraniane në kryeqytetin e Sirisë, Damask, në 1 prill. Avionët izraelitë shënjestruan ndërtesën e konsullatës iraniane ku mbetën të vrarë shtatë oficerë të Gardës së

Sisteme Online Programime
Programing Online