Sul*moi gazetarin Zariqi, nesër mbahet aktgjykimi ndaj Spasiqit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet aktgjykimi ndaj të akuzuarit Dalibor Spasiq, ndaj gazetarit të RTV21, Burim Zariqit. AGK-ja i ka ftuar të gjitha mediat që ta përcjellin aktgjykimin ndaj Spasiqit për sulmin fizik ndaj Zariqit që kishte ndodhur gjatë majit të 2023-ës në veri të vendit. “Asociacioni i

Sul*moi gazetarin Zariqi, nesër mbahet aktgjykimi ndaj Spasiqit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet aktgjykimi ndaj të akuzuarit Dalibor Spasiq, ndaj gazetarit të RTV21, Burim Zariqit.

AGK-ja i ka ftuar të gjitha mediat që ta përcjellin aktgjykimin ndaj Spasiqit për sulmin fizik ndaj Zariqit që kishte ndodhur gjatë majit të 2023-ës në veri të vendit.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ju fton që ta përcillni shpalljen e aktgjykimit në rastin e sulmit fizik ndaj gazetarit të RTV21, Burim Zariqi, nga ana e të akuzuarit, Dalibor Spasiq. Seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore në Mitrovicën e Veriut, nesër, 13.02.2025 nga ora 09:30”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Më tej, AGK-ja tha se duke qenë se ky është rasti i parë që gjykohet nga mbi 30 sulme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës gjatë periudhës maj-qershor 2023, mbulimi media është i rëndësisë së veçantë.