Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha

Në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe përkujtimore, Shoqata Kulturore Shqiptare “Mëmëdheu” nga St. Gallen, në bashkëpunim me SHKSH “Sharri” nga Waldkirch, organizojnë një ngjarje të veçantë kulturore në nderim të viktimave të gjenocidit dhe të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë. Ngjarja do të mbahet të shtunën, më 26 prill 2025, duke […] The post Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha appeared first on Albinfo.

Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha

Në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe përkujtimore, Shoqata Kulturore Shqiptare “Mëmëdheu” nga St. Gallen, në bashkëpunim me SHKSH “Sharri” nga Waldkirch, organizojnë një ngjarje të veçantë kulturore në nderim të viktimave të gjenocidit dhe të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Ngjarja do të mbahet të shtunën, më 26 prill 2025, duke filluar nga ora 19:30, në adresën LEE 1551, 9304 Waldkirch SG, Zvicër. Mysafire speciale e kësaj mbrëmjeje do të jetë poetja e njohur Blerina Rogova Gaxha, e cila do të prezantohet për herë të parë para publikut shqiptar në këtë zonë.

Organizatorët ftojnë të gjithë dashamirët e librit dhe artit, por edhe ata që ndajnë dhimbjen e përbashkët për të zhdukurit, të marrin pjesë në këtë ngjarje të ndjeshme dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Zvicër.

“Me praninë tuaj, do të nderoni autoren, kujtesën kolektive dhe të vërtetën për të kaluarën tonë,” thuhet në ftesën zyrtare të shoqatave organizatore.

The post Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha appeared first on Albinfo.