Takimi më i madh i infermierëve shqiptarë në Zvicër mbahet më 12 shtator në Cyrih

Një nga organizimet më të mëdha të profesionistëve shqiptarë të shëndetësisë në Zvicër do të mbahet më 12 shtator 2026, në Wallisellen, afër Cyrihut.
Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër (LISZ) po organizon një takim të madh, i cili synon të sjellë së bashku infermierë shqiptarë që punojnë në institucione të ndryshme shëndetësore në Zvicër.
Ngjarja do të fillojë në ora 17:00 në Restaurant Andulino, Wallisellen, dhe pritet të shndërrohet në një pikëtakim të rëndësishëm për profesionistët shqiptarë të kësaj fushe.
Qëllimi kryesor është forcimi i rrjetit të infermierëve shqiptarë në Zvicër, krijimi i kontakteve të reja profesionale, shkëmbimi i përvojave dhe ndërtimi i një platforme të qëndrueshme bashkëpunimi.
Organizatorët synojnë gjithashtu që ky rrjet profesional të kontribuojë në zhvillimin dhe mbështetjen e profesionistëve shqiptarë, por edhe të komunitetit shqiptar në çështjet që lidhen me shëndetësinë.
Presidentja e LISZ-së, Yllka Zuzaku-Mustafa, ka ftuar profesionistët shqiptarë të infermierisë dhe mbështetësit e organizatës që të bëhen pjesë e këtij takimi.
“Prania juaj do t’i japë një vlerë të veçantë këtij takimi dhe njëkohësisht do të jetë një mbështetje dhe motivim i çmuar për profesionistët e infermierisë që do të marrin pjesë në këtë organizim”, thuhet në ftesën e LISZ-së.
Platforma mediale albinfo.ch është partner zyrtar medial i këtij aktiviteti.
Pjesëmarrja duhet të konfirmohet deri më 7 shtator 2026 në linkun në vijim:
Lexoni po ashtu:
Krijohet Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër
The post Takimi më i madh i infermierëve shqiptarë në Zvicër mbahet më 12 shtator në Cyrih appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



