Tërmet në rajonin e Ohrit dhe Strugës

Tërmet në rajonin e Ohrit dhe Strugës

Tërmet me magnitudë lokale 3.9 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 05:40, në zonën epiqendrore Ohër-Strugë, rreth 135 kilometra në jugperëndim të Shkupit, përcjell TV21.

Tërmeti është ndier në pjesët jugperëndimore të vendit, veçanërisht në Ohër dhe rrethinë, me intensitet prej IV shkallësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane (EMS), njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore në Shkup.

The post Tërmet në rajonin e Ohrit dhe Strugës appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.