Tha se dikur pëlqente vajza, ish banorja e BB VIP sqaron deklaratën
Kohë më parë gjatë një bisede në BB Krisa Caushi ka deklaruar se ka patur një periudhë që ishte në dilemë nëse pëlqente djemtë apo vajzat. Nisur nga kjo, e ftuar në Ftesë në 5 ajo ka treguar. “Shiko unë kam shprehur se ka qenë një moment në jetën time që kam patur dyshime. Kam […]

Kohë më parë gjatë një bisede në BB Krisa Caushi ka deklaruar se ka patur një periudhë që ishte në dilemë nëse pëlqente djemtë apo vajzat. Nisur nga kjo, e ftuar në Ftesë në 5 ajo ka treguar.
“Shiko unë kam shprehur se ka qenë një moment në jetën time që kam patur dyshime. Kam qenë edhe me një partner atëhere, por unë kurrë nuk jam puthur me një vajzë, kurrë nuk kam kryer marrëdhënie. Ka qenë diçka e shkurtër që u venit, mbase ka qenë influencë se rrija me njerëz të tillë atë kohë. Isha rreth 19-20 vjeç”.
Gjithashtu ajo ka folur edhe për faktin se Tiri është vendosur në siklet gjatë kësaj bisede.