TikTok-u po teston abonimin mujor pa reklama

Platforma TikTok po teston një abonim të ri mujor, i cili do të heqë qafe reklamat. Firma kineze po provon shërbimin në një treg anglishtfolës jashtë SHBA-ve, por ka refuzuar të komentojë saktësisht se ku. Abonimi po testohet sakaq me 4,99 dollarë. Po ashtu kompania Meta thuhet se po shqyrton abonimet pa reklama për njerëzit […] The post TikTok-u po teston abonimin mujor pa reklama appeared first on Albanian Post.

TikTok-u po teston abonimin mujor pa reklama

Platforma TikTok po teston një abonim të ri mujor, i cili do të heqë qafe reklamat.

Firma kineze po provon shërbimin në një treg anglishtfolës jashtë SHBA-ve, por ka refuzuar të komentojë saktësisht se ku.

Abonimi po testohet sakaq me 4,99 dollarë.

Po ashtu kompania Meta thuhet se po shqyrton abonimet pa reklama për njerëzit në BE për të naviguar rregullat e reklamimit të bllokut.

Aktualisht TikTok-u shfaq reklama të personalizuara për të gjithë përdoruesit mbi moshën 18 vjeç.

Testi mësohet se është në shkallë të vogël dhe nuk ka siguri që një abonim do të shpërndahet globalisht.

YouTube dhe X, dikur Twitter, janë ndër faqet që tashmë ofrojnë më pak ose aspak reklama për një tarifë mujore.

Meta, e cila zotëron Facebook-un dhe Instagram-in, po kërkon të tarifojë përdoruesit në Evropë që tërhiqen nga reklamat e personalizuara në platformat e saj.

Përdoruesit do të tarifohen afërsisht 10 euro në muaj për të përdorur Instagram-in ose Facebook-un pa reklama të personalizuara në desktop dhe 13 euro në muaj në telefon, thuhet se Meta u ka thënë rregullatorëve të BE-së.

Një zëdhënës i Meta-s ka thënë se kompania “beson në vlerën e shërbimeve falas që mbështeten nga reklama të personalizuara”.

“Megjithatë, ne vazhdojmë të eksplorojmë opsionet për t’u siguruar që jemi në përputhje me kërkesat rregullatore në zhvillim. Nuk kemi asgjë për të ndarë më tej në këtë moment”, ka shtuar ai.

Në gusht, firma synonte të ndryshonte kushtet e saj dhe të merrte pëlqimin nga përdoruesit për të shfaqur reklama bazuar në të dhënat e tyre personale.

Ajo u gjobit me 390 milionë euro nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave në janar.

Rregullatori ka thënë se firma nuk mund të “nxiste pëlqimin” duke thënë se konsumatorët duhet të pranojnë se si përdoren të dhënat e tyre ose të largohen nga platforma.

The post TikTok-u po teston abonimin mujor pa reklama appeared first on Albanian Post.