Tragjedia në Mesdhe me qindra emigrantë të mbytur/ Gjykata greke ngre akuza ndaj 17 oficerëve të Gardës Bregdetare
Gjykata greke ka ngritur akuzat ndaj 17 oficerëve të Gardës Bregdetare për tragjedinë e një nga incidenteve më të rënda detare në Mesdhe, që ndodhi dy vjet më parë. Incidenti, në të cilin besohet se humbën jetën qindra njerëz, ndodhi më 14 qershor 2023, në ujërat ndërkombëtare afër qytetit jugperëndimor të Pylos. Sipas burimeve të [...]Read More...

Gjykata greke ka ngritur akuzat ndaj 17 oficerëve të Gardës Bregdetare për tragjedinë e një nga incidenteve më të rënda detare në Mesdhe, që ndodhi dy vjet më parë. Incidenti, në të cilin besohet se humbën jetën qindra njerëz, ndodhi më 14 qershor 2023, në ujërat ndërkombëtare afër qytetit jugperëndimor të Pylos.
Sipas burimeve të besueshme, gjykata ushtarake greke ende po heton rrethanat që çuan në këtë tragjedi. Një anije e Gardës Bregdetare kishte monitoruar anijen e mbingarkuar, e quajtur Adriana, për 15 orë para se ajo të përmbysej dhe të fundoset. Adriana ishte nisur nga Libia për në Itali me rreth 750 pasagjerë në bord, ndërsa deri tani vetëm 104 prej tyre janë shpëtuar.
Autoritetet greke të Gardës Bregdetare kanë mohuar vazhdimisht çdo keqmenaxhim të ngjarjes, duke e quajtur një aksident të pafat dhe duke theksuar se veprimet e tyre ishin në përputhje me procedurat ndërkombëtare. / abcnews.al