Trump në Kongres: Fjala e lirë është rikthyer në Amerikë
Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se fjala e lirë është kthyer në Amerikë. Në fjalën e tij para Kongresit Amerikan, Trump u shpreh se ka ndalur censurimin e fjalës së lirë nga qeveria e mëparshme amerikane. “Kam ndalur censurimin e fjalës së lirë nga qeveria e mëparshme amerikane. Fjala e lirë është kthyer në Amerikë. [...]Read More...

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se fjala e lirë është kthyer në Amerikë.
Në fjalën e tij para Kongresit Amerikan, Trump u shpreh se ka ndalur censurimin e fjalës së lirë nga qeveria e mëparshme amerikane.
“Kam ndalur censurimin e fjalës së lirë nga qeveria e mëparshme amerikane. Fjala e lirë është kthyer në Amerikë. Para dy ditësh, nënshkrova një urdhër ekzekutiv për ta bërë anglishten gjuhë zyrtare të Amerikës. Vendi ynë do të zgjohet, nuk do të rrijë më në gjumë. Kemi theksuar se ka vetëm dy gjini në këtë vend, ka femra apo meshkuj. Nënshkrova gjithashtu një urdhër ekzekutiv për të ndaluar meshkujt të marrin pjesë në sportet e femrave. Meshkujt do të ndalohen të marrin pjesë në sportet e femrave”, theksoi ai./abcnews.al