Trump ngre dyshimet/ “Biden mund të ketë qenë i sëmurë gjatë mandatit si President”
Presidenti Donald Trump hedh dyshime se ish-Presidenti Joe Biden mund të ketë qenë i sëmurë shumë kohë më parë, që kur ishte president, por sëmundja e tij mund t’i jetë fshehur publikut. “Është shumë e trishtueshme në të vërtetë. Unë u habita që publiku nuk është informuar kohë më parë, sepse grada e 9-të kërkon [...]Read More...

Presidenti Donald Trump hedh dyshime se ish-Presidenti Joe Biden mund të ketë qenë i sëmurë shumë kohë më parë, që kur ishte president, por sëmundja e tij mund t’i jetë fshehur publikut.
“Është shumë e trishtueshme në të vërtetë. Unë u habita që publiku nuk është informuar kohë më parë, sepse grada e 9-të kërkon shumë kohë të zhvillohet”.
Për Trump, problemet shëndetësore e kanë penguar me kohë Biden të ushtronte detyrën si president, duke sjellë për pasojë edhe krizat aktuale me të cilat po përballen Shtetet e Bashkuara dhe globi.
“Mjekët kanë thënë gjithmonë se ai ka qenë mirë, por doli e kundërta. Kjo është e rrezikshme për vendin. Shikoni lëmshin ku jemi futur, për Ukrainën dhe Rusinë për shembull. Lufta nuk duhej të ndodhte”.
Në fjalimet para se të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka hedhur shpesh dyshime mbi gjendjen shëndetësore të Biden kur ishte President.