Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Një grup i të rinjve shqiptarë në Zvicër ka organizuar një tubim në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor në Hagë.

Tubimi me moton “Jo në emrin tim!” do të mbahet të shtunën, më 19 shtator, në Helvetiaplatz në Cyrih, duke filluar nga ora 15:00.

Sipas njoftimit të organizatorëve, qëllimi i tubimit është ngritja e zërit në mënyrë paqësore kundër asaj që ata e cilësojnë si padrejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pjesëmarrësit janë ftuar të jenë të pajisur me flamuj kombëtarë, flamuj dhe simbole të UÇK-së, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se tubimi është lejuar zyrtarisht nga Policia e Cyrihut.

Për informata të mëtejshme, organizatorët kanë publikuar edhe një adresë kontakti për pjesëmarrësit e interesuar./Albinfo.ch

The post Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.