Turqia arreston nëntë persona për zjarrin në hotel që la 76 të vdekur

Turqia ka arrestuar nëntë persona, përfshirë pronarin e hotelit, në lidhje me një zjarr vdekjeprurës që mori jetën e 76 personave dhe plagosi dhjetëra në një vendskijimi  në Turqinë perëndimore, tha të mërkurën herët ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, përcjell albinfo.ch. Yerlikaya raportoi gjithashtu se trupat e 45 viktimave u ishin dorëzuar familjeve të tyre, […] The post Turqia arreston nëntë persona për zjarrin në hotel që la 76 të vdekur appeared first on Albinfo.

Turqia arreston nëntë persona për zjarrin në hotel që la 76 të vdekur

Turqia ka arrestuar nëntë persona, përfshirë pronarin e hotelit, në lidhje me një zjarr vdekjeprurës që mori jetën e 76 personave dhe plagosi dhjetëra në një vendskijimi  në Turqinë perëndimore, tha të mërkurën herët ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, përcjell albinfo.ch.

Yerlikaya raportoi gjithashtu se trupat e 45 viktimave u ishin dorëzuar familjeve të tyre, ndërsa testet e ADN-së po kryheshin për të identifikuar trupat e mbetur në institutin e mjekësisë ligjore, raporton Reuters.

Zjarri ka rënë në një hotell në vendpushimin e skijimit  Kartalkaya në malet Bolu.

Hoteli ku shpërtheu zjarri shprehu dhimbjen e thellë në një deklaratë të mërkurën dhe u zotua për bashkëpunim të plotë me hetimin.

“Ne po bashkëpunojmë me autoritetet për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e këtij incidenti”, thuhet në deklaratë. “Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga humbjet dhe duam që ju të dini se ne e ndajmë këtë dhimbje me gjithë zemër”

Hoteli 12-katësh, i cili kishte 238 mysafirë të regjistruar, u dogj nga flakët pasi zjarri filloi në katin e restorantit rreth orës 3:30 të mëngjesit. Të mbijetuarit përshkruan skena paniku teksa iknin nëpër korridoret e mbushura me tym dhe u hodhën nga dritaret për të shpëtuar.

Autoritetet po përballen me kritika në rritje për masat e sigurisë së hotelit, pasi të mbijetuarit raportuan se asnjë alarm zjarri nuk u ndez gjatë incidentit.

Presidenti  turk Recep Tayyip Erdogan shpalli të mërkurën ditë zie kombëtare pas tragjedisë, e cila ndodhi gjatë pikut të sezonit të turizmit dimëror, me shumë familje nga Stambolli dhe Ankaraja që udhëtonin drejt maleve Bolu për skijim.

The post Turqia arreston nëntë persona për zjarrin në hotel që la 76 të vdekur appeared first on Albinfo.