Turqia trajnon 22 pjesëtarë të Mbrojtjes së Afërt
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Agilin, Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxhën dhe Koordinatoren e TIKA-s, Fulya Aslan, ndanë certifikatat për 22 pjesëtarë të Drejtorisë së Mbrojtjes së Afërt. Sveçla tha se 22 pjesëtarët e Mbrojtjes së Afërt përfunduar me sukses trajnimin e avancuar në

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Agilin, Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxhën dhe Koordinatoren e TIKA-s, Fulya Aslan, ndanë certifikatat për 22 pjesëtarë të Drejtorisë së Mbrojtjes së Afërt.
Sveçla tha se 22 pjesëtarët e Mbrojtjes së Afërt përfunduar me sukses trajnimin e avancuar në sigurimin e personaliteteve.
“I jemi mirënjohës Republikës së Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme për Policinë e Kosovës, duke kontribuar kështu në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve të saj”, shkroi Sveçla, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai i uroi pjesëtarët e certifikuar për përkushtimin dhe tha se i uron për këtë sukses të arritur.