Koha e turshive, Vjosa Osmani shkon te Fahrija në Krushë

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Kooperativën “Krusha”, ku është takuar me gratë e Krushës dhe të fshatrave përreth, të cilat prej vitesh merren me prodhimin dhe përpunimin e produkteve vendore.
Osmani ka ndarë pamje nga vizita, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e grave të kësaj zone, të cilat thotë se janë bërë shembull brenda dhe jashtë Kosovës.
“Bashkë me kolegë, para disa ditësh vizituam Kooperativën “Krusha”, aty ku gratë e Krushës dhe të fshatrave përreth dëshmojnë çdo ditë se si punohet me nder dhe si ecet përpara, duke u bërë shembull brenda dhe jashtë Kosovës.
Vendi ynë ka njerëz të jashtëzakonshëm, të cilët na japin shpresë dhe motiv për ditë shumë më të mira për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Osmani.
Screenshot
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



