U kidnapuan për një shpërblim 1 milion franga, shpëtohen dy qenushë nga policia zvicerane

Së fundmi, policia zvicerane ka zgjidhur një rast kidnapimi që përfshinte dy qen dhe një kërkesë për shpërblim prej 1 milionë frangash, përcjell albinfo.ch. Policia ka thënë se dy qentë ishin vjedhur nga shtëpia e një 59-vjeçari në Schlieren afër Cyrihut javën e kaluar, kur pronari i tyre nuk ishte aty. Kur burri u kthye, […] The post U kidnapuan për një shpërblim 1 milion franga, shpëtohen dy qenushë nga policia zvicerane appeared first on Albinfo.

U kidnapuan për një shpërblim 1 milion franga, shpëtohen dy qenushë nga policia zvicerane

Së fundmi, policia zvicerane ka zgjidhur një rast kidnapimi që përfshinte dy qen dhe një kërkesë për shpërblim prej 1 milionë frangash, përcjell albinfo.ch.

Policia ka thënë se dy qentë ishin vjedhur nga shtëpia e një 59-vjeçari në Schlieren afër Cyrihut javën e kaluar, kur pronari i tyre nuk ishte aty.

Kur burri u kthye, qentë s’ishin dhe gjeti një letër me kërkesën për para nëse donte t’i liroheshin qentë, shkroi AP.

Në vend se të paguante, burri thirri policinë.

Policët arrestuan një norvegjez 30 vjeç në Aeroportin e Cyrihut, pasi thanë se ai besohet të ketë qenë i përfshirë në vjedhje.

Gjatë hetimit dhe bashkëpunimit evropian, policia në Poloni më pas arrestoi një 38-vjeçar dhe zbuloi qentë e kidnapuar të cilët ia kthyen pronarit.

The post U kidnapuan për një shpërblim 1 milion franga, shpëtohen dy qenushë nga policia zvicerane appeared first on Albinfo.