Udhëheqësit arabë në samit/ Diskutime për ‘fatin’ e Rripit të Gazës dhe planit të Trump
Udhëheqësit arabë mblidhen sot në Kairo për të diskutuar një alternativë ndaj planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka pasur kritika të shumta për idenë e tij të marrjes së kontrollit të Gazës dhe zhvendosjes së popullsisë palestineze. Samiti i Ligës Arabe për rindërtimin e Gazës vjen një ditë pas mbështetjes së [...]Read More...

Udhëheqësit arabë mblidhen sot në Kairo për të diskutuar një alternativë ndaj planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka pasur kritika të shumta për idenë e tij të marrjes së kontrollit të Gazës dhe zhvendosjes së popullsisë palestineze. Samiti i Ligës Arabe për rindërtimin e Gazës vjen një ditë pas mbështetjes së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për planin e Trump, duke e quajtur atë “vizionar dhe inovativ”. Ky propozim është ‘dënuar’ gjerësisht nga palestinezët, shtetet arabe dhe shumë partnerë të Izraelit dhe SHBA-së, të cilët kundërshtojnë çdo përpjekje për të dëbuar banorët e Gazës.
Vlerësimet e OKB-së sugjerojnë se kostoja e rindërtimit të Gazës pas një lufte shkatërruese është më shumë se 53 miliardë dollarë, pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023. Ministrat e Jashtëm arabë zhvilluan një seancë përgatitore në Kajro, ku u fokusuan në një plan për rindërtimin e territorit pa zhvendosur popullsinë palestineze. Ky plan do t’u paraqitet udhëheqësve arabë në samitin e sotëm për miratim.
Në samit do të marrin pjesë krerët e shteteve të disa vendeve arabe, ndërsa disa shtete dërguan ministra të jashtëm. Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, dhe mbreti i Bahreinit, Hamad bin Issa Al Khalifa, pritet të mbajnë fjalët e hapjes.
Trump shkaktoi zemërim kur paraqiti për herë të parë idenë për të “marrë” Rripin e Gazës dhe për ta kthyer atë në një “Riviera të Lindjes së Mesme”, duke detyruar palestinezët të zhvendosen në Egjipt dhe Jordani.