“Unë nuk mund ta shes shtetin tonë”, Zelensky: Trump po jeton “në hapësirën” e dezinformimit 

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka zhvilluar një konferencë lidhur më ngjarjet e fundit që kanë përfshirë vendin. Zelensky është ndalur edhe tek takimi i Trump me Putin, dhe deklaratat e fundit të presidentit të SHBA, për situatën në Ukrainë. “Me gjithë respektin për Presidentin Donald Trump si lider…ai po jeton në një hapësirë ​​dezinformimi”, [...]Read More...

“Unë nuk mund ta shes shtetin tonë”, Zelensky: Trump po jeton “në hapësirën” e dezinformimit 

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka zhvilluar një konferencë lidhur më ngjarjet e fundit që kanë përfshirë vendin.

Zelensky është ndalur edhe tek takimi i Trump me Putin, dhe deklaratat e fundit të presidentit të SHBA, për situatën në Ukrainë.

“Me gjithë respektin për Presidentin Donald Trump si lider…ai po jeton në një hapësirë ​​dezinformimi”, shton ai.

Komentet e tij vijnë pasi Trump pretendoi se Zelensky, i cili fitoi një mandat pesë-vjeçar në 2019 – ishte “në rënie me 4% vlerësim të miratimit”.

Zelensky thotë se Ukraina ka “prova” se dezinformatat në lidhje me vlerësimin prej 4% po përhapen nga Rusia dhe “këto shifra po diskutohen midis Amerikës dhe Rusisë”.

“Unë po mbroj Ukrainën, nuk mund ta shes, nuk mund ta shes shtetin tonë,” ka thënë ndër të tjera ai.