Uta Ibrahimi pas suksesit të saj, pritet me nderime në Kosovë
Pankartat: Mirë se erdhe Uta The post Uta Ibrahimi pas suksesit të saj, pritet me nderime në Kosovë appeared first on Albinfo.

Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi, është shqiptarja e parë dhe personi i parë nga Ballkani që ka përfunduar ngjitjen e të gjitha 14 majave mbi 8 mijë metra të vargmalit të Himalajeve, ndryshe të njohura edhe si “çatia e Tokës”, transmeton albinfo.ch.
Pas këtij suksesi ajo ka udhëtuar për në Kosovë dhe është pritur ngrohtë nga shumë njerëz me të zbritur në aeroport.
Uta kthehet në shtëpi, pas përmbylljes së një prej rrugëtimeve më të jashtëzakonshme të saj, realizimin e projektit të ngjitjes së 14 majave më të larta në botë.
Vlen të theksohet se ajo u kthye me arritje historike që e vendos atë mes alpinistëve më të mëdhenj botërorë.
“Faleminderit Uta që lartësove shtetin tonë”, shprehet Hajrulla Çeku, ministëri i Sportit. /Albinfo.ch
The post Uta Ibrahimi pas suksesit të saj, pritet me nderime në Kosovë appeared first on Albinfo.