Vatikani: Papa Françesku kaloi edhe një tjetër natë të qetë
Papa Françesku kaloi edhe një natë në spital pa ndonjë komplikacion të ri, njoftoi Vatikani sot në mëngjes. “Nata ishte e qetë, Papa po pushon”, thuhet në një deklaratë të shkurtër. Nuk u zbuluan detaje të tjera për shëndetin e kreut 88-vjeçar të Kishës Katolike. Një buletin i ri mjekësor pritet të dalë sot në [...]Read More...

Papa Françesku kaloi edhe një natë në spital pa ndonjë komplikacion të ri, njoftoi Vatikani sot në mëngjes.
“Nata ishte e qetë, Papa po pushon”, thuhet në një deklaratë të shkurtër.
Nuk u zbuluan detaje të tjera për shëndetin e kreut 88-vjeçar të Kishës Katolike. Një buletin i ri mjekësor pritet të dalë sot në mbrëmje.
Françesku ka më shumë se tre javë që po trajtohet në spitalin ”Gemelli” në Romë.
Ai po vuan nga një pneumoni e rëndë.
Papa ka përjetuar vazhdimisht vështirësi akute të frymëmarrjes, duke kërkuar ventilim mekanik përmes një maske që mbulon gojën dhe hundën e tij.
Dje në mbrëmje, Vatikani u përmbajt për herë të parë nga nxjerrja e një buletini ditor për shëndetin e Papës.
Megjithatë, burime pranë Françeskut treguan se gjendja e tij kishte mbetur e qëndrueshme gjatë gjithë ditës.