Vdes ish-komandanti i stacionit policor në Vushtrri, reagon Ferit Idrizi

Ka ndërruar jetë Muhamed Alidemaj, ish-komandant i Stacionit Policor në Vushtrri. Pas lajmit për vdekjen e tij, ka reaguar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi. Idrizi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Alidemaj, ku ka shprehur dhimbjen dhe respektin për figurën e të ndjerit. Ai ka vlerësuar lart kontributin e Alidemajt në shërbim

Vdes ish-komandanti i stacionit policor në Vushtrri, reagon Ferit Idrizi

Ka ndërruar jetë Muhamed Alidemaj, ish-komandant i Stacionit Policor në Vushtrri.

Pas lajmit për vdekjen e tij, ka reaguar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Idrizi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Alidemaj, ku ka shprehur dhimbjen dhe respektin për figurën e të ndjerit. Ai ka vlerësuar lart kontributin e Alidemajt në shërbim të sigurisë publike dhe qytetarëve të Vushtrrisë.

“Në këto momente të rënda, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe bashkëndjej dhimbjen me ju. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Idrizi.