“Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

“Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

Dhimbje e madhe pas humbjes tragjike të Sherif Hotit, i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Bashkëshortja e tij, Medina Curri Hoti, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e njeriut të saj të dashur.

“Pse bre shkove e më le vetëm. Sot u shua një pjesë e shpirtit tim. Nuk po gjej fjalë për dhimbjen që ma le pas. Do të më mungosh çdo ditë të jetës. Pusho i qetë, shpirti im. Zoti të mëshiroftë e të faltë Xhenetin”, ka shkruar ajo.

Fjalët e saj pasqyrojnë dhimbjen e thellë të një familjeje që sot po përballet me një humbje të papritur dhe të rëndë.

Sipas familjarëve, i riu do të varroset sot me fillim të orës 18:00 në fshatin Bradash të Podujevës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.