Vetëplagoset me armë zjarri një person në Qirez të Skenderajt

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në fshatin Qirez të Skenderajt është vetëplagosur me armë zjarri. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, arma i është konfiskuar pasi ishte pa leje. Njoftimi i plotë: Fsh. Qirez, Skenderaj  20.10.2023-19:50. I dyshuari mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që […]

Vetëplagoset me armë zjarri një person në Qirez të Skenderajt

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në fshatin Qirez të Skenderajt është vetëplagosur me armë zjarri.

I njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, arma i është konfiskuar pasi ishte pa leje.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Qirez, Skenderaj  20.10.2023-19:50. I dyshuari mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se nga pa kujdesia është vetë-plagosur me armë zjarri (pushkë gjuetie –punim dore) për të cilën nuk kishte leje përkatëse. Arma i është konfiskuar,  me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.