Viti 2024 ishte më vdekjeprurësi për gazetarët
Në vitin 2024 janë vrarë më shumë gazetarë se në çdo vit tjetër, tha Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në një raport. Ky komitet tha se të paktën 124 gazetarë dhe punonjës të medias u vranë në vitin 2024. Në raport thuhet se në vrasjen e gazetarëve ka ndikuar rritja e numrit të konflikteve në […] The post Viti 2024 ishte më vdekjeprurësi për gazetarët appeared first on Albinfo.

Në vitin 2024 janë vrarë më shumë gazetarë se në çdo vit tjetër, tha Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në një raport. Ky komitet tha se të paktën 124 gazetarë dhe punonjës të medias u vranë në vitin 2024.
Në raport thuhet se në vrasjen e gazetarëve ka ndikuar rritja e numrit të konflikteve në mbarë botën qofshin ato politike, kriminale apo ushtarake. Lufta në Rripin e Gazës ka ndikuar më së shumti në rritjen e numri, pasi një numër i paparë gazetarësh dhe punonjësish të medias u vranë në këtë luftë, tha Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.
Pothuajse dy të tretat e numrit të përgjithshëm të punonjësve të medias të vrarë në mbarë botën janë palestinezë, sipas raportit. Vitin e kaluar u vranë 85 gazetarë, ndërsa në vitin 2023 u vranë 73.
The post Viti 2024 ishte më vdekjeprurësi për gazetarët appeared first on Albinfo.