Vlora Çitaku: VV e ka uzurpuar Kuvendin, Dehari e shkeli me të dy këmbët rregulloren

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në Facebook pasi seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për herë të pestë. VV kërkoi marrëveshje politike dhe seanca u ndërpre, situatë kjo që sipas Çitakut është uzurpim i Kuvendit, transmeton Klankosova.tv. Ajo tha se kryesuesi Avni Dehari ka shkelur Rregulloren e Kuvendit dhe ajo që

Vlora Çitaku: VV e ka uzurpuar Kuvendin, Dehari e shkeli me të dy këmbët rregulloren

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në Facebook pasi seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për herë të pestë.

VV kërkoi marrëveshje politike dhe seanca u ndërpre, situatë kjo që sipas Çitakut është uzurpim i Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.

Ajo tha se kryesuesi Avni Dehari ka shkelur Rregulloren e Kuvendit dhe ajo që ndodhi është shkelje e rëndë.

“VV e ka uzurpuar Kuvendin.

Sot, Kryesuesi i seancës e shkeli me të dy këmbët Rregulloren e Kuvendit.

Propozimi i VV-së për Kryetar është dashur patjetër të hidhej në votim.

Pas kësaj, është në dorën e deputetëve të vendosin me votë, pro apo kundër.

Ajo që pamë sot është marrëzi totale dhe shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare.”