Vojvoda vazhdon të jetë kyç për Udinesen në Kupën e Italisë

Vojvoda vazhdon të jetë kyç për Udinesen në Kupën e Italisë

Mërgim Vojvoda po dëshmon se është një nga lojtarët e rëndësishëm të Udineses në ndeshjet e Kupës së Italisë, transmeton albinfo.ch.

Reprezentuesi i Kosovës ka lënë gjurmë në të dyja paraqitjet e tij të para në këtë garë.

Në ndeshjen ndaj Padovës, Vojvoda u vlerësua si njeriu i ndeshjes, ndërsa ndaj Venezias kontribuoi me asistim.

Një start mjaft pozitiv për mbrojtësin kosovar, i cili duket se është përshtatur shpejt me skuadrën e re dhe po luan rol të rëndësishëm në sukseset e Udineses. /Albinfo.ch

The post Vojvoda vazhdon të jetë kyç për Udinesen në Kupën e Italisë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.