Vota kundër ‘Zgjedhores’, Agron Shehaj: Nuk bëhemi pjesë e llumit! Problemi i vërtetë i zgjedhjeve, financimi me paratë e korrupsionit

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në një deklaratë për mediat jashtë Parlamentit u shpreh se reforma zgjedhore me paktin e dy partive të mëdha është një teatër që ka për qëllim asgjësimin e shansit që shqiptarët të kenë alternativa përveç PS-PD. Shehaj theksoi se synimi i Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike është që përmes […] The post Vota kundër ‘Zgjedhores’, Agron Shehaj: Nuk bëhemi pjesë e llumit! Problemi i vërtetë i zgjedhjeve, financimi me paratë e korrupsionit appeared first on Ditar.al.

Vota kundër ‘Zgjedhores’, Agron Shehaj: Nuk bëhemi pjesë e llumit! Problemi i vërtetë i zgjedhjeve, financimi me paratë e korrupsionit

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në një deklaratë për mediat jashtë Parlamentit u shpreh se reforma zgjedhore me paktin e dy partive të mëdha është një teatër që ka për qëllim asgjësimin e shansit që shqiptarët të kenë alternativa përveç PS-PD.

Shehaj theksoi se synimi i Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike është që përmes kësaj reforme, të vrasin partitë e reja. “Mundësia” u shpreh Shehaj nuk do bëhet pjesë e “llumit” por do e ngrejë zërin për problemet e vërteta që kanë zgjedhjet në Shqipëri.

Shehaj nënvizoi se PS-PD i bëjnë padrejtësi shqiptarëve sepse i mohojnë alternativat politike, “duke vrarë partitë e reja”.

“Komisioni për reformën zgjedhore është ngritur për të vrarë partitë e reja, është i gjithë një teatër dhe ne nuk bëhemi pjesë e teatrit, gjoja me propozime, me kritika.

Ne do flasim për reformën zgjedhore, ne do flasim për atë që po gatuajnë këto dy parti, por nuk ka rëndësi nëse flasim aty, apo në Parlament, apo në media.

Ne nuk bëhemi pjesë e llumit sepse reforma zgjedhore ka një qëllim: të vrasë partitë e reja.

Ky është qëllimi i tyre”.

Sipas kreut të “Mundësia”, një nga problemet e vërteta të zgjedhjeve në Shqipëri është financimi i fushatave me paratë e korrupsionit qeveritar dhe kontrolli i mediave përmes pushtetit politik.

“Problemi i vërtetë i zgjedhjeve është sidomos financimi i partive politike nëpërmjet parave të korrupsionit dhe ndikimi i jashtëzakonshëm mbi mediat mos themi kontrolli që ata kanë nëpërmjet parave, nëpërmjet pushtetit politik mbi mediat. Ky është problemi kryesor i demokracisë dhe zgjedhjeve në Shqipëri.

Këto për të cilat do flasin ata ju garantoj që kanë qëllim të mos lejojnë askënd të dalë si alternativë dhe ata të jenë e vetmja alternativë e këtij vendi” theksoi Shehaj.

The post Vota kundër ‘Zgjedhores’, Agron Shehaj: Nuk bëhemi pjesë e llumit! Problemi i vërtetë i zgjedhjeve, financimi me paratë e korrupsionit appeared first on Ditar.al.