Emërimi i Zheni Gjergjit si drejtoreshë spitali, reagon Berisha: Ata që shkelmojnë mbështetësit e tyre, janë të larguar nga PD

Emërimi i ish-deputetes demokrate Zheni Gjergji si drejtoreshë e spitalit të Elbasanit u komentua shumë në opinionin publik, pasi u cilësua si tradhtia e radhës për Partinë Demokratike. Ditën e sotme kryedemokrati Sali Berisha, i pyetur për këtë çështje, u shpreh se për të, të gjithë ata që kanë shkelmuar mbi ata që i mbështetën, […] The post Emërimi i Zheni Gjergjit si drejtoreshë spitali, reagon Berisha: Ata që shkelmojnë mbështetësit e tyre, janë të larguar nga PD appeared first on Ditar.al.

Emërimi i Zheni Gjergjit si drejtoreshë spitali, reagon Berisha: Ata që shkelmojnë mbështetësit e tyre, janë të larguar nga PD

Emërimi i ish-deputetes demokrate Zheni Gjergji si drejtoreshë e spitalit të Elbasanit u komentua shumë në opinionin publik, pasi u cilësua si tradhtia e radhës për Partinë Demokratike.

Ditën e sotme kryedemokrati Sali Berisha, i pyetur për këtë çështje, u shpreh se për të, të gjithë ata që kanë shkelmuar mbi ata që i mbështetën, janë automatikisht jashtë Partisë Demokratike.

“Nuk është kjo një raport i këtyre individëve me Sali Berishën. Kemi të bëjmë me një raport me ata që e kanë votuar. Për Sali Berishën, të gjithë ata që shkelmojnë mbi ata që i mbështetën, janë automatikisht jashtë kësaj force politike. 99% të atyre që i kanë mbështetur këta individë, ndërkohë janë të papunë, në kushte të vështira, por nuk ikën, u kanë shërbyer këtyre. Kështu që këta bëjnë një vendim, kalojnë në partinë e krimit, në partinë që i përkasin dhe vetëm kaq”, tha Berisha.

The post Emërimi i Zheni Gjergjit si drejtoreshë spitali, reagon Berisha: Ata që shkelmojnë mbështetësit e tyre, janë të larguar nga PD appeared first on Ditar.al.