Wil (SG): Kapet një shqiptar me 5 kilogramë heroinë

Vlera e tregut e drogës së zbuluar është rreth 200,000 franga The post Wil (SG): Kapet një shqiptar me 5 kilogramë heroinë appeared first on Albinfo.

Wil (SG): Kapet një shqiptar me 5 kilogramë heroinë

Policia e kantonit të St.Gallenit dhe Graubündenit ka gjetur pesë kilogramë heroinë dhe 70 gramë kokainë tek një burrë 58-vjeçar, shtetas shqiptar. Sipas autoriteteve, droga ishte e destinuar për shitje, transmeton albinfo.ch. Vlera e tregut e drogës së zbuluar është rreth 200,000 franga.

I dyshuari ndodhet në paraburgim.

Rasti u zbulua në fund të vitit 2024 pasi policët kontrolluan këtë tregtar të drogës në Malans (Graubünden) shkruan sda.ch. Me atë rast i gjetën 200 gramë heroinë, siç ka shkruar Policia Kantonale e Graubündenit, të martën.

Autoritetet nga Graubündeni kanë kontaktuar më pas policinë kantonale të St.Gallenit. Së bashku ata kanë kapur sasinë tjetër të drogës, në Wil, përcjell albinfo.ch.

Zyra e prokurorit publik të Graubündenit përfundimisht ka urdhëruar ekzekutimin e paraburgimit për të dyshuarin.

The post Wil (SG): Kapet një shqiptar me 5 kilogramë heroinë appeared first on Albinfo.