Xhensila Myrtezaj poston fotot e mrekullueshme, thekson barkun e rrumbullakosur në fustanin e ngushtë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj javë më parë konfirmoi që është në pritje të fëmijës së dytë me partnerin e saj Bes Kallaku. Dyshja madje zbuluan se po bëhen prindër të një djalit, teksa kanë edhe një vajzë pesë vjeçare, Ajka. Kjo nuk e ka penguar Xhensilën që të jetë aktive në rrjetet sociale, […]

Xhensila Myrtezaj poston fotot e mrekullueshme, thekson barkun e rrumbullakosur në fustanin e ngushtë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj javë më parë konfirmoi që është në pritje të fëmijës së dytë me partnerin e saj Bes Kallaku.

Dyshja madje zbuluan se po bëhen prindër të një djalit, teksa kanë edhe një vajzë pesë vjeçare, Ajka.

Kjo nuk e ka penguar Xhensilën që të jetë aktive në rrjetet sociale, madje duke sjellur imazhe të ndryshme gjatë procesit të shtatzënisë.

Edhe së fundmi, autorja e “Çelsi i zemrës” ka ndarë me fansat në Instagram disa foto të reja, teksa dukej në formë të mrekullueshme.

Xhensila ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur ndërsa shihet e veshur me një fustan të gjatë dhe të ngushtë ngjyrë kafe.

Të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve të saj sipër imazheve, që ishin kryesisht pozitiv.

Theksojmë që projekti i fundit muzikor i këngëtares është bashkëpunimi me reperin Varrosi “Pina pina”.