Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës

Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës

Xherdan Shaqiri vazhdon të marrë vlerësime për paraqitjet e tij me FC Basel. Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Kosova është shpallur “Player of the Season” në Superligën e Zvicrës nga Transfermarkt.

Çmimi është rezultat i votimit të publikut, i cili ka zgjedhur Shaqirin si lojtarin më të mirë të sezonit.

Transfermarkt ka bërë të ditur se ylli i Baselit tashmë ka marrë edhe trofeun e tij.

“Ju vendosët: Xherdan Shaqiri i FC Basel 1893 ishte ‘Player of the Season’ i Transfermarkt në Superligën e Zvicrës. Sot ai mori çmimin e tij”, thuhet në njoftim.

Ky vlerësim është një tjetër konfirmim i rolit të rëndësishëm të Shaqirit te Basel pas rikthimit të tij në futbollin zviceran.

The post Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.