Zelensky do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që do të zhvillohet në fund të javës, njoftuan organizatorët këtë të hënë, duke shpresuar se konferenca do të shërbejë si një trampolinë “për të ecur drejt paqes në Ukrainë”. Në këtë takim diplomatik, i cili zhvillohet nga e premtja deri të dielën, [...]Read More...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që do të zhvillohet në fund të javës, njoftuan organizatorët këtë të hënë, duke shpresuar se konferenca do të shërbejë si një trampolinë “për të ecur drejt paqes në Ukrainë”.
Në këtë takim diplomatik, i cili zhvillohet nga e premtja deri të dielën, do të jenë të pranishëm edhe zyrtarë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.
“Ne supozojmë se bisedimet do të zhvillohen në periferi (të konferencës),” u tha gazetarëve presidenti i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Christoph Heusgen./abcnews.al