Zelensky: Ka ardhur koha për të krijuar një ushtri evropiane

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për krijimin e një ushtrie të Evropës për t’u mbrojtur kundër Rusisë, pasi sugjeroi se SHBA mund të mos i vijë më në ndihmë kontinentit. “Unë me të vërtetë besoj se ka ardhur koha që forcat e armatosura të Evropës duhet të krijohen,” tha Zelensky në një [...]Read More...

Zelensky: Ka ardhur koha për të krijuar një ushtri evropiane

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për krijimin e një ushtrie të Evropës për t’u mbrojtur kundër Rusisë, pasi sugjeroi se SHBA mund të mos i vijë më në ndihmë kontinentit.

“Unë me të vërtetë besoj se ka ardhur koha që forcat e armatosura të Evropës duhet të krijohen,” tha Zelensky në një fjalim në Konferencën e Sigurisë në Mynih. “Le të jemi të sinqertë, tani nuk mund të përjashtojmë që Amerika mund t’i thotë jo Evropës për çështje që mund ta kërcënojnë atë.”

Zelensky tha se Evropa duhej të bashkohej pas një politike të vetme të jashtme dhe të mbrojtjes që do t’i tregonte Amerikës se blloku është serioz për sigurinë e vet.

“Le të jemi të sinqertë. Tani nuk mund të përjashtojmë mundësinë që Amerika t’i thotë jo Evropës për një çështje që e kërcënon atë. Shumë, shumë liderë kanë folur për Evropën që ka nevojë për ushtrinë e saj.Një ushtri, një ushtri e Evropës”, u shpreh presidenti ukrainas./abcnews.al