Zelensky vizitë në Ankara, do të takohet me Erdoganin të martën
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Ankaranë të martën, më 18 janar, me ftesë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimit të Turqisë. Takimi Erdogan-Zelensky në Ankara do të zhvillohet në të njëjtën kohë kur në Riad të Arabisë Saudite do të zhvillohen bisedimet ndërmjet delegacioneve të nivelit të lartë amerikano-rus, të kryesuar [...]Read More...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Ankaranë të martën, më 18 janar, me ftesë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimit të Turqisë.
Takimi Erdogan-Zelensky në Ankara do të zhvillohet në të njëjtën kohë kur në Riad të Arabisë Saudite do të zhvillohen bisedimet ndërmjet delegacioneve të nivelit të lartë amerikano-rus, të kryesuar nga ministrat e jashtëm të dy vendeve, për përfundimin e luftës në Ukrainë.
“Gjatë takimit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve të partneritetit strategjik Turqi-Ukrainë dhe do të diskutohen masat që do të ndërmerren për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve”, theksoi në një postim Drejtori i Komunikimit të Presidencës Turke, Fahrettin Altun.
“Gjatë vizitës do të ketë edhe një shkëmbim mendimesh për zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe çështje të tjera rajonale dhe globale”./abcnews.al
Cumhurbaşkanımız Sayın Recep Tayyip Erdoğan, davetine icabetle ülkemize resmi bir ziyaret gerçekleştirecek olan Ukrayna Devlet Başkanı Volodimir Zelenskiy ile 18 Şubat Salı günü Cumhurbaşkanlığı Külliyesinde görüşeceklerdir.
Görüşmelerde, Türkiye-Ukrayna stratejik ortaklık…
— Fahrettin Altun (@fahrettinaltun) February 17, 2025