Zjarri në Emshir, 13 persona pranuan tretman mjekësor – detajet e fundit
Zjarri që kaploi banesën në lagjen Emshir të kryeqytetit është lokalizuar nga ana e zjarrfikëseve. Si pasojë e këtij zjarri 13 persona kanë pranuar tretmanë mjekësor. Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti teksa shtoi se detajet tjera do të bëhen të ditura ndërkohë. “Aktualisht situata është vënë nën kontrollë, zjarri është lokalizuar nga […]

Zjarri që kaploi banesën në lagjen Emshir të kryeqytetit është lokalizuar nga ana e zjarrfikëseve.
Si pasojë e këtij zjarri 13 persona kanë pranuar tretmanë mjekësor.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti teksa shtoi se detajet tjera do të bëhen të ditura ndërkohë.
“Aktualisht situata është vënë nën kontrollë, zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve.Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrinë në trembëdhjetë (13)”, tha ajo.
“Për detajet rreth rastit do të njoftoheni pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente”.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 18:40, dhe që në vendngjarje kanë arritur menjëherë policia dhe zjarrfikësit.