Zvicër: Pasagjerët mbetën të bllokuar në tunel për një orë e gjysmë

Të shtunën në mbrëmje, udhëtimi nga Valais në Bernë u bë një provë durimi për pasagjerët e BLS: një tren u bllokua në tunelin Lötschberg. “Ne kemi mbetur të bllokuar në tunelin Lötschberg për disa minuta të gjata dhe jemi duke pritur për shërbimin e tërheqjes”, ka thënë një qytetar për mediat lokale, rreth orës […] The post Zvicër: Pasagjerët mbetën të bllokuar në tunel për një orë e gjysmë appeared first on Albinfo.

Zvicër: Pasagjerët mbetën të bllokuar në tunel për një orë e gjysmë

Të shtunën në mbrëmje, udhëtimi nga Valais në Bernë u bë një provë durimi për pasagjerët e BLS: një tren u bllokua në tunelin Lötschberg.

“Ne kemi mbetur të bllokuar në tunelin Lötschberg për disa minuta të gjata dhe jemi duke pritur për shërbimin e tërheqjes”, ka thënë një qytetar për mediat lokale, rreth orës 22:00.

“Disa minuta të gjata” u kthyen në një orë. “Kemi ngecur në pjesën më të ngushtë të tunelit, gjë që e bën të vështirë shpëtimin nga treni i shpëtimit”, tha tutje rreth në orën 22:30. Kjo u konfirmua në një regjistrim audio të njoftimit të makinistit.

Më pas në orën 23.10 pasagjerëve iu erdhi ndihma. Treni i shpëtimit kishte mbërritur. Por në Bernë kishte mbaruar përfundimisht. “Treni ynë nuk shkoi në Bazel. Duhet të vrapojmë për në autobus. Jemi 2 orë e 20 minuta me vonesë.”

BLS nuk ishte në dispozicion për koment gjatë natës.

The post Zvicër: Pasagjerët mbetën të bllokuar në tunel për një orë e gjysmë appeared first on Albinfo.