Zvicra dhe Gjermania mbështesin arsimin profesional në Kosovë me 2.1 milionë euro

Zvicra dhe Gjermania mbështesin arsimin profesional në Kosovë me 2.1 milionë euro

Zvicra i është bashkuar Gjermanisë në mbështetjen e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë, përmes Fondit Rajonal të Sfidave (Regional Challenge Fund), shkruan albinfo.ch.

Në kuadër të thirrjes së katërt për grante, pesë partneritete të reja kanë marrë zotime për financim në vlerë të përgjithshme prej rreth 2.1 milionë eurosh.

Ky financim synon t’u mundësojë më shumë se 700 studentëve zhvillimin e aftësive praktike dhe profesionale, të cilat u nevojiten për t’u integruar në tregun e punës.

Fushat e mbështetura përfshijnë sigurinë kibernetike, inteligjencën artificiale, teknologjinë e përpunimit të qumështit dhe trajnimin sportiv.

Përmes këtij bashkëpunimi, synohet të forcohen lidhjet ndërmjet institucioneve të arsimit profesional dhe bizneseve, në mënyrë që programet e aftësimit të jenë më të përshtatura me nevojat e tregut të punës.

Nisma synon gjithashtu të krijojë mundësi të reja për të rinjtë në Kosovë, duke u ofruar atyre njohuri dhe shkathtësi që mund t’i ndihmojnë në ndërtimin e karrierës së tyre profesionale./Albinfo.ch

The post Zvicra dhe Gjermania mbështesin arsimin profesional në Kosovë me 2.1 milionë euro appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.