Ndërroi jetë akademiku i njohur shqiptar, Luan Omari, telegram ngushëllimi nga ministri Shasivari

Ndërroi jetë akademiku i njohur shqiptar, Luan Omari, telegram ngushëllimi nga ministri Shasivari

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të akademikut dhe profesorit të shquar Luan Omari, në moshën 101-vjeçare, duke e cilësuar humbjen e tij jo vetëm si një humbje të madhe për shkencën juridike dhe mendimin kushtetues shqiptar, por edhe si humbjen personale të një miku të çmuar.

Në një mesazh prekës ngushëllimi, Ministri Shasivari vlerëson kontributin e jashtëzakonshëm shkencor dhe akademik të profesor Omarit, si dhe urtësinë, fisnikërinë dhe njerëzinë që e karakterizonin.

“Ka njerëz që, me dijen, urtësinë dhe fisnikërinë e tyre, lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në shoqëri, por edhe në zemrat e atyre që kanë pasur fatin t’i njohin nga afër. I tillë ishte për mua profesori Luan Omari.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.