Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen

Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela në emisionin “N’dritë” në pyetjen se përfundoi në BDI, ai tha se ishte lënë pa vulë, pa asnjë mundësi dhe ishin dy zgjidhjet, të eleminohet politikisht ky këndvështrim që përfaqëson se si duhet të zgjidhen gjërat dhe jo ai personalisht. Sipas tij, tjetra ishte ti bashkëngjitem ndonjë koalicioni.

Sela theksoi se nuk ishte ndjerë i plotësuar në koalicionin me BDI, por bëhej fjalë atëkohë për një momentum të përçarjes dhe të goditjes së tij duke e lënë pa parti, pa mundësi afatesh të listave të pavarura.

“Se a jam ndjerë i plotësuar, asesi.Nuk jam unë ai dhe njerëzit e dijnë. Nga ana tjetër a e kam obligim që ideja të vazhdoj, po e kam obligim që të marr vendime që ideja të vazhdoj derisa është pjesë e një procesi politik. Dhe kam pësuar nga këto lëvizje. Se sa kanë arrit të kuptojnë njerëzit lëvizjet e mija, është e drejtë e tyre ta gjykojnë veprimin dhe jo situatën, sepse ata nuk janë të njohur me situatën. Por unë nuk mund ta akuzoj një idealist që për 20 vite i ka rezistu çdo lloj joshje dhe shantazhi. Ai ka drejt të më gjykoj dhe unë mund t’i them më fal.Por po të kishte qenë në pozicionin tim do të zgjidhte krahun e mbijetesës së kauzave dhe jo momentit politik”, theksoi Sela.

Ai shtoi se është i zhgënjyer nga Arben Taravari dhe nuk mund t’ia falë tradhtinë e përçarjes së partisë.

“Ia kam thënë Arben Taravarit. Por siç duket nuk mundët ta bindni? Jo ai ishte pjesë e planit dhe nuk kam dëshmi, por të marrësh shtëpi nga eksponentë i një partie, i BDI-së, me çmime e që tani është mbyllur si çështje, ndoshta ky ka qenë shkaku për realizimin e atij plani. Por, po them ndoshta sepse nuk kam dëshmi, por dëshmia është shtëpia”, tha Sela.

“Nuk janë gjëra që të falen, për shkak se më ke detyruar në emër të mbijetesës së kësaj kauze, kësaj ideje unë të shkoj te kundërshtari politik i imi për koalicion, ndërkohë që nga kjo të gjykohem nga njerëzit të cilët më besuan. Shumë është e rëndë të tradhtosh besimin e tjetrit dhe unë këtë se falë dot sepse duhet të më falin këta, që ne bashkë ia tradhtuam besimin”, shtoi Sela.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.