Fazliu: Arkini duhet të përkrahet, por paraprakisht ta heqe siglën partiake

1. Po, sigurisht që Arkini duhet të përkrahet! Pa asnjë dilemë madje!
2. Por Arkini duhet ta heqë fillimisht siglën partiake. Ai nuk ka nevojë për asnjë flamur partie. I mjafton flamuri ynë kombëtar!

3. Ama BDI-ja duket se më shumë dëshiron që Arkini të humb vetëm që të ketë një arsye për të akuzuar VLEN-in e për t’i hyrë në qejf VMRO-së. BDI nuk e do seriozisht fitoren e shqiptarëve në Bërvenicë.

4. Veç te ne ndodh që në një komunë me mbi 60% shqiptarë të fitojë kandidati maqedonas! Dhe kjo nuk është rastësi. Është pasojë e drejtpërdrejtë e një politike që shqiptarëve ua ka vrarë perspektivën, ua ka zbrazur vendbanimet dhe i ka detyruar ta kërkojnë të ardhmen larg vendit të tyre.

5. Ishte (keq)qeverisja e tyre 20 vjeçare ajo që i detyroi shqiptarët të largoheshin dhe më pas i harroi! As për ta, as për vendin që lanë pas nuk u interesuan. Do të mjaftonte të kishin krijuar mundësinë e votimit me postë ose në mënyrë elektronike, siç bëhet edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Në këtë mënyrë, sot nuk do të kishin nevojë t’i luteshin askujt për vota.

*Status facebook’u i përfaqesuesit te lartë të Lëvizjes Arbëria


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.