Zvicra synon të kufizojë bonuset e bankierëve pas kolapsit të Credit Suisse

Zvicra synon të kufizojë bonuset e bankierëve pas kolapsit të Credit Suisse

Qeveria zvicerane ka nisur të mërkurën konsultimet për një paketë të re masash që synojnë reformimin e sektorit bankar, duke u bazuar në përvojën e nxjerrë nga kolapsi i bankës Credit Suisse, transmeton albinfo.ch.

Sipas Këshillit Federal, konsultimet do të përfshijnë masa për forcimin e qeverisjes së korporatave, përgatitjen më të mirë të bankave për situata krize dhe zgjerimin e kompetencave të Autoritetit Zviceran të Mbikëqyrjes së Tregut Financiar (FINMA).

Ministrja e Financave, Karin Keller-Sutter, deklaroi se qëllimi i këtyre ndryshimeve është forcimi i qëndrueshmërisë dhe besimit në sistemin financiar zviceran, duke mbrojtur ekonominë, taksapaguesit dhe shtetin.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme ka të bëjë me bonuset e drejtuesve të bankave. Sipas propozimit, bonuset e drejtuesve më të lartë ose të menaxherëve më të paguar në bankat me rëndësi sistemike mund të bllokohen ose të rikthehen në rast të shkeljeve të rregullave apo keqmenaxhimit.

Autoritetet zvicerane synojnë të shmangin praktikat që nxisin marrjen e rreziqeve të tepërta për shkak të paketave të larta të kompensimit.

“Këshilli Federal dëshiron që sistemi i shpërblimeve të bazohet në fitimet afatgjata”, theksoi ministrja Keller-Sutter.

Konsultimet për këto reforma do të nisin në fund të muajit gusht dhe do të zgjasin deri në nëntor./Albinfo.ch

The post Zvicra synon të kufizojë bonuset e bankierëve pas kolapsit të Credit Suisse appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.