OECD: Zvicrës i duhen reforma për të ruajtur konkurrueshmërinë

OECD: Zvicrës i duhen reforma për të ruajtur konkurrueshmërinë

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik vlerëson ekonominë zvicerane si një nga më të prosperuarat dhe inovativet, por paralajmëron për sfidat që sjell plakja e popullsisë.

Zvicra duhet të rrisë produktivitetin ekonomik dhe të përgatisë financat publike për pasojat e plakjes së popullsisë, thuhet në një analizë të re të OECD-së.

Sipas organizatës, Zvicra vazhdon të ketë një nga ekonomitë më të prosperuara dhe inovative në botë, por ruajtja e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së financave publike do të kërkojë reforma, transmeton albinfo.ch.

Pasiguria tregtare dhe rreziqet e larta gjeopolitike konsiderohen faktorë që rëndojnë perspektivën ekonomike.

OECD rekomandon, ndër të tjera, konkurrencë më të fortë dhe ulje të barrës administrative për të nxitur produktivitetin, si dhe shpenzime më efikase në shëndetësi. Organizata përmend gjithashtu lidhjen e moshës së pensionimit me jetëgjatësinë si një nga masat që, sipas analizës së saj, mund të përmirësojë perspektivën fiskale.

The post OECD: Zvicrës i duhen reforma për të ruajtur konkurrueshmërinë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.