Home / 2018 / December / 06

Daily Archives: December 6, 2018

Këta janë artistët më të paguar të 2018-s

Ashtu si çdo vit, prestigjiozja ‘Forbes’ ka listuar muzikantët më të paguar për 2018-n. Pavarësisht se nuk pritej, në vend të parë është renditur grupi i njohur irlandez ‘U2’ me 118 milionë dollarë fitime. Ky grup muzikor arriti të thyente edhe ‘Coldplay’, që listohet në vendin e dytë me një fitim prej 115.5 milionë dollarë për këtë vit. Nëse ‘U2’ dhe ‘Coldplay’ duhet ta ndajnë fitim në disa pjesë, Ed Sheeran ka përfituar 110 milionë dollarë i vetëm dhe renditet në vendin e tretë. Këngët e tij që janë shndërruara në hit, e bën 27-vjeçarin këngëtarin solo më të paguar. Ndërsa në vendin e katërt është Bruno Mars me 100 milionë dollarë, ndërsa në të pestin Katy Perry me 83 milionë dollarë. The post Këta janë artistët më të paguar të 2018-s appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Këto janë këngët më të dëgjuara të vitit, mes tyre edhe këngëtarja shqiptare

Platforma më e madhe muzikore, Billboard ka publikuar listën e 10 këngëve më të dëgjuara gjatë vitit 2018. Aty kryeson reperi Drake me projektin “God’s Plan”, i ndjekur nga artistë të tjerë me famë botërore. Ndër ta është edhe këngëtarja shqiptare Bebe Rexha. Bashkëpunimi i saj “Meant to be” me Florida Georgia Line renditet në vendin e tretë dhe ka arritur mbi 650 milionë klikime në Youtube. Këngëtarja bëri një postim në Instagram ku shprehej se është ende e tronditur dhe nuk mund ta besojë suksesin e arritur gjatë këtij viti. The post Këto janë këngët më të dëgjuara të vitit, mes tyre edhe këngëtarja shqiptare appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Reperi i njohur “i fiksuar” pas Kylie Jenner dhe vajzës, i ndjek me roje në çdo hap

Reperi Travis Scott nuk lë hapësirë që të tjerët ti afrohen partneres Kylie Jenner dhe vajzës së tyre Stormi kur janë në udhëtim. Sa herë që ato të dyja e shoqërojnë në koncerte muzikore, Travis sigurohet që të marrë 5 ose 6 roje sigurie që të qëndrojnë pranë tyre. Burime pranë TMZ kanë konfirmuar se ai kërkon që të pastrohen dhomat e zhveshjes dhe hapësirat e prapskenave që të kenë rrugëdalje në rast të një incidenti. Ekipi i tij konfirmon se performancat më të mira janë kur Kylie dhe Stormi janë duke e ndjekur nga prapaskena. The post Reperi i njohur “i fiksuar” pas Kylie Jenner dhe vajzës, i ndjek me roje në çdo hap appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Selena Gomez “harron” Justin Bieberin

Selena Gomez dhe Justin Bieber kanë qenë një nga çiftet më të famshëm të Hollywood. Ata janë lidhur dhe ndarë disa herë për një periudhë nga viti 2010 deri në 2018. Por gjithçka midis tyre mori fund në muajin mars të këtij viti, pas Justin u fejua me Hailey Baldwin. Dhe tani raportohen se Selena nuk është më e fiksuar pas ish të dashurit të saj Bieber, që është martuar me modelen në shtator. “Selena nuk është më e fiksuar pas tij. Ajo ndihet sikur më në fund ka ecur përpara pas dhimbjes së kaloi,”-tha një burim. “Nuk i pëlqen të diskutojë mbi Justin apo bashkëshorten e tij të re.” Gjithashtu burimi theksoi se këngëtarja nuk dëshiron ta kthejë më kokën pas. “Ajo është e lumtur dhe po bëhet gati për tu lidhur përsëri,“-shtoi burimi. Selena doli nga një qendër rehabilitimi pak javë më parë, pasi u shtrua në shtator për shkak të problemeve të shëndetit mendor. The post Selena Gomez “harron” Justin Bieberin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Plumb në Galerinë Kombëtare të Arteve, kallëzim penal artistit Armando Lulaj

Me datë 3 dhjetor 2018, në Galerinë Kombëtare të Arteve ka ardhur nëpërmjet shërbimit postar një zarf nga qytetari Armando Luaj. Specialistja e protokollit pasi ka hapur zarfin ka identifikuar një objekt në formën e një plumbi të vendosur në një letër transparente. Për këtë arsye, zarfi është mbyllur përsëri, dhe institucioni ka bërë një kallëzim në polici në datën 4 dhjetor. Policia po bën verifikimet përkatëse për çështjen”. Ka qenë kjo përgjigja që zyra e shtypit të Galerisë Kombëtare të Arteve i ka dhënë “Gazetës Shqiptare”, pas i është kërkuar konfirmim për ngjarjen. Sqarimi nga ana e institucionit ka qenë i shkurtër, megjithatë ata janë përgjigjur për sa më sipër. NJË JAVË MË PARË Një letër që në pamje të parë është e tejdukshme dhe një plumb. Nuk është vetëm (as) një vepër arti. Artisti shqiptar Armando Lulaj i ka dërguar një plumb në zarf më 29 nëntor Muzeut të Arteve të Bukura, ose ish-Galerisë së Arteve Kombëtare në Tiranë. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai për “Gazeta Shqiptar..

Read More »

Vajza e Trump e lidhur me multi-miliarderin nigerian

Vajza e presidentit të SHBA, Donald Trump raportohet se është në një lidhje me një multi-miliarder nigerian. Tiffany Trump dhe Michael Boulos nisën një romancë në qershor të këtij viti kur u takuan gjatë pushimeve në Mykonos. Michael vjen nga familja e famshme multi-miliardere Boulos në Lagos. Një burim zbuloi se çifti e kaluan bashkë Ditën e Falenderimeve dhe Boulos u takua me familjen e Tiffany. “Tiffany është e lumtur. Ajo e takoi Michael me familjen e saj në Ditën e Falenderimeve. Boulos është i zgjuar dhe vjen nga një familje e madhe,”-tha burimi. Boulos është trashëgimtar i ndërmarrjeve Boulos dhe SCOA Nigeria, një konglomerat tregtar me multimiliardë dollarësh. The post Vajza e Trump e lidhur me multi-miliarderin nigerian appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Kevin Kola: Akademia e modës në Belgjikë, bashkëpunimet me të famshmit, ja si e drejtoj

Egla Xhemali – Modelingu është rruga që ndjekin ata që e duan të bukurën dhe që punojnë fort për të arritur objektivat e tyre. Nuk është e lehtë që nga model, të drejtosh e të trajnosh të rinj për t’u bërë pjesë e pasarelave të mëdha, për më tepër përtej kufijve. Asgjë nuk është e pamundur. Në një rrëfim për “Gazeta shqiptare”, Kevin Kola na tregon për pasionin dhe profesionin e tij, eksperiencat më të veçanta që ka përjetuar, akademinë që ka rezultuar e suksesshme në Belgjikë, ku ai drejton dhe trajnon të rinjtë që duan t’i hyjnë botës së modelingut. Ai pohon se vizita e personaliteteve ndërkombëtare të modës dhe masterclasset që ofrojnë për studentët janë ditët më të bukura. Nuk ka ndonjë kriter në përzgjedhjen e modeleve, pasi gjithkush që e do këtë fushë, interesohet që të trokasë aty ku dyert ngelen të hapura dhe ku i ofrohet mundësia për të realizuar ëndrrën. Më tej, Kola foli për ofertën më tunduese që mund t’i vijë një modeli si dhe objektivat që do të realizojë. Ne i urojmë sh..

Read More »

Këngëtarja Xhensila Myrtezai ka ndjekur nga shtëpia natën e parë të ‘Këngës Magjike’ në shoqërinë e vajzës së saj Ajkës (Video)

Publikohet video e ëmbël e Ajkës, dëgjoni reagimin e saj kur shikon 'Këngën Magjike'

Këngëtarja Xhensila Myrtezai ka ndjekur nga shtëpia natën e parë të ‘Këngës Magjike’ në shoqërinë e vajzës së saj Ajkës. Ajo ka postuar në rrjetet socioale video nga performancat e saj të preferuara ku mes tyre ishte dhe ajo e Kejsi Tolës. Veç interpretimit mbresëlënës së Kejsit, do ju ëmbëlsojë …

Read More »

Shkenda po vazhdon të shijojë pushimet në Tailandë (Foto)

Pas fotove komplet e zhveshur, Shkenda bombastike provokon këtë herë nga anija

Shkenda po vazhdon të shijojë pushimet në Tailandë. Shkenda nuk po i ndalë pozat e një fotomodeleje. Bukuroshja është duke kaluar disa ditë pushimesh larg të ftohtit që po mbretëron në Kosovë. View this post on Instagram ATTENTION Please!!! See it like an Artist🙏🏻 #fashion #lifestyle #toplessgirls #art #amazing #triptravel …

Read More »

Marina bëhet xheloze për Luanën: Veç një të keqe ka…

Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka treguar se është xheloze për Luanën. Sot janë dy moderatore mjaft të dashura dhe pa asnjë dyshim motrat më joshëse në Shqipëri. Marina këtë sezon televiziv është shkëputur nga televizioni kurse Luana vazhdon më emisionin e saj çdo të shtunë ku është dhe moderatore ‘Shiko kush luan’. Dy moderatoret na kanë treguar gjithmonë se kanë një dashuri të madhe dhe janë shumë të lidhura njëra me tjetrën. Së fundmi, Marina në një postim në profilin e saj në “Instastory” ka treguar se është xheloze për Luanën. Ajo ka nxjerrë një kolazh me foto të Luanës dhe motrës së tyre të madhe Lira. Motra e tyre, Lira, ka të preferuar Luanën dhe jo Marinën, dhe këtë ajo e ka bërë publike. “Veç një të keqe ka Lira, ka të preferuar Luanën”, shkruan Marina duke e shoqëruar me disa emoji me nerva. The post Marina bëhet xheloze për Luanën: Veç një të keqe ka… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »