Protesta e opozitës te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës

Welcome to Kosova Today

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në një vizitë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Korçë. Në një deklaratë për mediat, Balla, ndër të tjera u pyet edhe për protestën që zhvilloi ditën e sotme opozita pranë bashkisë së Tiranës. Ministri u shpreh se arsyen e protestës e dhanë vetë protestuesit të cilët bënë […]

Protesta e opozitës te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në një vizitë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Korçë.

Në një deklaratë për mediat, Balla, ndër të tjera u pyet edhe për protestën që zhvilloi ditën e sotme opozita pranë bashkisë së Tiranës.

Ministri u shpreh se arsyen e protestës e dhanë vetë protestuesit të cilët bënë thirrje që të lirohej Sali Berisha që prej dhjetorit të 2023 ndodhet në arrest shtëpie për çështjen Partizani.

“Besoj që protestuesit sot e dhanë vetë përgjigjen e arsyes së protestës kur gjatë protestës thirrjet ishin “Lironi liderin e opozitës”, kështu që në këtë aspekt besoj e kuptoni që këta nuk kanë hallin që i referoheni ju, por kanë hallin e vet”, tha Balla për gazetarët.

Sisteme Online Programime
Programing Online